ADMINISTRATORI PARALAJMËRON MASA, HETA DO SHKARKIMIN E RAINERIT. E ardhmja e skuadrës së Vllaznisë dhe zhvillimet e fundit për një përçarje mes lojtarëve dhe stafit teknik ka qenë tema kryesore e diskutimeve në “Star Sport”.

I ftuar në studio ka qenë administratori i klubit Neritan Kalamishi, i cili ka pralajmëruar se do të ketë një analizë të detajuar dhe marrjen e masave, sidomos pas mos arritjes së objektivit që ishte fitorja me Elbasanin. Ndërkohë, Star Sport është ndalur dhe tek buxheti për klubin shumë sportësh Vllaznia, ku i ftuar ka qenë drejtori i Klubit Mark Krroqi, i cili ka folur për mënyren si është shpërndarë buxheti për vitin 2015. Ndërsa një pjesë e emisionit i është kushtuar dhe çiklizmit ku I ftuar ka qenë trajneri Sabetin Hoxha, i cili ka sqaruar dhe vështirësitë me të cilet ky ekip haste çdo ditë në stërvitje. Star Sport, të hënën do të vijë me të tjerë të ftuar dhe tema për diskutim, ku priten tashmë zhvillime të reja në kampin kuqeblu.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/NXv3BeLLozY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakSERIA A, NUK KA FITUES NË “OLIMPICO”
Artikulli tjetërFATLUM NURJA