
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), kur ndër të tjera foli edhe për projektet për energjinë.
Rama tha se është duke u punuar për projektin me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e kabllove nënujore të transmetimit të energjisë elektrike, e cila do të prodhohet në vendin tonë.
‘Ne kemi shumë për të bërë politikisht dhe gjeografikisht për energjinë dhe ne po e bëjmë. Tani ne jemi të angazhuar në një projekt më të madh me Italinë që lidh Shqipërinë me Italinë. Ka kompani franceze që kanë ardhur për të ndërtuar për energjinë diellore. Aktualisht kemi ngritur parkun e parë teknologjikë, ndaj ka shumë kompani të huaja që vijnë këtu. Pastaj edhe në shërbim jemi mirë, por turizmi energjia dhe novacioni janë 3 nga drejtimet ku mund të bëjmë shumë më tepër’, tha ai.