Legjislacioni i ri kinez, u lejon mundësinë qytetarëve të saj që të padisin për kompensim partnerët e tyre pas divorcit, nëse ata nuk kanë qenë shumë të përgjegjshëm dhe ndihmues gjatë viteve të martesës.

Një burrë, është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë ish-gruas mijëra dollarë për kohën që ajo ka shpenzuar për punët e shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve. Verdikti ka ndezur një debat të gjerë në Kinë, pasi burri u urdhërua t’i paguajë ish-bashkëshortes 50,000 yuan për pesë vitet e punës shtëpiake të papaguara. Zhvillimi vjen pas miratimit të një kodi të ri civil kohët e fundit, i cili ka si qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të individëve.

Legjislacioni u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre, si për shembull me punët e shtëpisë. Në rastin në fjalë burri i njohur si zoti Chen, kërkoi divorcin vitin e shkuar nga gruaja e tij zonja Ëang, pasi ishin martuar në 2015.

Duke vendosur në favor të gruas, gjykata zonale e Fangshan urdhëroi Chen të paguajë ish-gruan e tij 2,000 yuan çdo muaj si dhe një pagesë prej 50,000 yuan për punën e saj shtëpiake të mëparshme.

Gjykatësi tha se ndarja e pasurisë bëhet me anë të ndarjes së aseteve ndërsa kishte shtuar më pas: “Puna shtëpiake përbën një vlerë të pandryshueshme”.

Artikulli paraprakNDRYSHIMI I KUFIRIT MINIMAL, TATIMET: 31.8 MIJË BIZNESE TË VOGLA ÇREGJISTROHEN NGA TVSH
Artikulli tjetër“DUKEJ 20 VITE MË I MADH”/ 14 ORË NË MES TË OQEANIT PAQËSOR, JA SI ARRITI TË SHPËTOJË 52-VJEÇARI