
Besimtaret katolike kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Katedralen e Shkodrës u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit. Qindra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkëvi I Giovanni Peragine.
Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, kisha na fton tё imitojmё Jezusin. Tre, çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, jane procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit. Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 20 Prillit.