TRE SHQIPTARË ISHIN NJERËZIT ME FAT QË U PAGËZUAN NGA PAPA FRANÇESKU GJATË VIGJILJES SË PASHKËS. Të dilën e Pashkëve Katolike, Papa Francesku nga sheshi Shën Pjeter ka bëre apel për paqe, mbi të gjitha në Siri e Irak.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të adresuar “tragjedit e mëdha njerzore ” në të dy vendet.   Papa apeloi gjithashtu për paqe në Tokën e Shenjtë, Ukrainë, Libi, Jemen, Nigeri, Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos. Duke iu drejtuar besimtarëve nën shi në sheshin Shën Pjetrit, Papa tha: “Ne kërkojmë Jezusin, fitimtar mbi vdekjen, që të ndriçohen vuajtjet e shumë vëllezërve dhe motrave tona që janë persekutuar për emrin e tij, dhe të gjithë ata që vuajnë padrejtësi si rezultat i konflikteve të vazhdueshme dhe dhunës. Ne shpresojme per paqe, mbi të gjitha, për Sirinë dhe Irakun, që ulërimat e armëve të pushojne dhe marrëdhëniet paqësore të rikthehen”. Tre shqiptarë ishin njerëzit me fat që u pagëzuan nga Papa Françesku gjatë vigjiljes së Pashkës. Gjatë meshës së mesnatës, Ati i Shenjtë pagëzoi 6 gra dhe 4 burra, të gjithë të rritur, të moshave të ndryshme dhe të kombësive të ndryshme.   Më e reja ishte një vajzë nga Kamboxhia, e lindur në 2002-shin, ndërsa më e vjetra një grua nga Kenia, e lindur në 1948. Katër prej tyre ishin italianë, 3 shqiptarë, dhe një portugeze, veç tyre.   Shqiptarët me fat ishin Entela Hyseni, e lindur në Shqipëri më 1980, Vjollca Muhaj, e lindur në 1959, si dhe Ervin Shehu i datëlindjes 1983.  

Artikulli paraprakKREMTOHEN PASHKËT NË KOMUNËN BUSHAT
Artikulli tjetër“RINGJALLJA E KRISHTIT” BESIMTARËT FESTOJNË PASHKËT