Katër aksidente u shënuan mëngjesin e kësaj të diele, 6 gusht 2023, në të gjithë vendin. Fatmirësisht nuk ka humbje jete por vetëm të plagosur. Aksidentet u shënuan në “Rrugën e Kombit, Fier, Korçë dhe në Burrel.
Përplaset makina me targa serbe
Një makinë me targa serbe u përplas me një trafikndarëse duke dalë më pas nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve. Aksidenti u shënua në “Rrugën e Kombit” pranë fshatit Gziq të Mirditës.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Rrëshenit, dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë, mëson gazetari i Report TV, Benet Beqiri. Familja po vinte me pushime në Shqipëri. Një grup hetimor do të zbulojë shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia dhe se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë. Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm u shënuan dhe 3 aksidente të tjera me 18 të plagosur.