
Këtë të rezervon e diela ne Shkodër, e pikërisht në dalje te qytetit. Gjithcka eshte krijuar rreth ores 11 te se dieles, kur vargu i automjeteve i kalonte 1 mbi km.
Megjithese nje situate e perseritur,vargu i automjeteve krijon nje pamje aspak normale, pervec kaosit dhe stermundimit ne levizje te automjeteve me shtetas shqiptare apo te huaj.
Problemet me trafikun Shkodra i vuan prej vitesh, kryesisht gjatë sezonit të verës, në raste festash të ndryshme dhe fundjavave, ku radhët e gjata dhe pritjet pa fund janë termat kyçe që përshkruajnë këtë qytet.
Edhe pse asnjëherë nuk është bërë një plan-studimi për të parë mundësine e rregullimit përfundimtar të kësaj situate nga institucionet përgjegjëse, duket se mungesa e rrugëve alternative sidomos në hyrje dhe në dalje të qytetit është një prej faktorëve kryesorë të këtij trafiku kaotik.
Perballe kesaj situate, efektivet e policise, edhe pse ne gadishmeri qe me nisjen e sezonit turistik, nuk kane asnje alternative, pervec se drejtojne shoferet dhe ti bejne apel per durim.
Sipas te dhenave nga blute e Shkodres, behet me dije se shkak i kesaj situate, ka qene fluksi i madh i automjeteve qe kane hyre ngaMuriqani, ne drejtim te Shkodres e per tiu drejtuar me pas destinacioneve te tjera ne Shqiperi.
Trafik që përkthehet në stres dhe lodhje për qytetarët, të cilët edhe të dielën si çdo ditë tjetër, duan ta vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre të përditshëm.






