Shkak mungesa e rrugëve alternative.

Fundi i javës dhe sidomos dita e diel ka rikthyer një problem shumë shqetësues për qytetarët e Shkodrës, trafikun e rënduar, e për rrjedhojë pengimin e lëvizjes normale të automjeteve.Edhe pse punonjësit e policisë rrugore kanë qënë në terren për të bërë të mundur rregullimin e kësaj e situate, kjo nuk ka mjaftuar që qarkullimi kryesisht i automjeteve të normalizohet. Një vëzhgim i bërë ditën e sotme nga kamera e televizionit tonë, përgjatë qendrës së qytetit të Shkodrës dhe tek ish-“5 Heronjtë” paraqet qartë “paralizimin” e lëvizjes që ka pushtuar sot kryeqendrën e veriut. Problemet me trafikun Shkodra i vuan prej vitesh, kryesisht gjatë sezonit të verës, në raste festash të ndryshme dhe fundjavave, ku radhët e gjata dhe pritjet pa fund janë termat kyçe që përshkruajnë këtë qytet. Edhe pse asnjëherë nuk është bërë një plan-studimi për të parë mundësine e rregullimit përfundimtar të kësaj situate nga institucionet përgjegjëse, duket se mungesa e rrugëve alternative sidomos në hyrje dhe në dalje të qytetit është një prej faktorëve kryesorë të këtij trafiku kaotik. Trafik që përkthehet në stres dhe lodhje për qytetarët, të cilët edhe të dielën si çdo ditë tjetër, duan ta vazhdojnë normalisht aktivitetin e tyre të përditshëm.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBOKS MEMORIALI, SHQIPËRIA ME 4 BOKSIER NË FINALE
Artikulli tjetërELBASAN 2016, GRUPI I SHKODRËS FITON DY ÇMIME