Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur me deklarata të shumta nga qytetarët në Shkodër, si dhe kërkesa apo pakënaqësi. Një ish-e persekutuar e prezantuar si Jozefina Traboini, i dhuroi Berishës librat e xhaxhait të saj që flisnin për sagën e kësaj familje të persekutuar nga regjimi komunist.

Ajo tha se ligji i persekucionit dhe i pronave duhet të jetë primar dhe parimet e PD duke akuzuar kryetarë bashkish se nuk kanë zbatuar asnjë ligj.

“Zoti Berisha jam Jozefina Traboini. Nuk po flas për persekucionin se ky qytet është totalisht i persekutum, por kur kena ken na në kohë të demokracisë, kur erdhëm në kohë të demokravisë në ’91, ne si familje jena njeh me gishta se kush kanë qenë, pastaj dolën të gjithë të persekutum. Unë e admiroj atë vajzën atje që foli për persekucionin, por është shumë e re. Ne na ka zënë demokracia 30 vjeç. E dimë ne çfarë kemi heq në lëkurë, e dinë familjet tona, nënat tona, babat tonë sa herë ka ardhur xhipsi i 69 me na zhvesh lakuriq e me na torturu. Si shumë shkodranë të tjerë edhe unë kisha dasht që atje afër jush të kishim një përfaqësues të të përndjekurve politikë se e kemi votuar për 30 vite me radhë dhe kemi qenë shumë krenarë që ia kemi dhënë votën asaj, por desha t’i them asaj gocës atje, unë jam juriste, ligjet në Shqipëri janë të shkruara shumë bukur zojë, nuk e ke idenë çfarë ligjesh janë, perfekte, por zbatimi është një zero ka dhe bishtin mbrapa. Unë zoti Berisha kam ardhur t’ju dhuroj një libër, ju e njihni axhën tem Kolec Traboini, nuk është gazetari, axha jem është në Bruksel sot i sëmurë dhe ka shkruar për familjen, Saga e familjes Traboini. Ta dhuroj me gjithë zemër në emrin e tij. Për këtë ardhur se unë jetoj në Tiranë dhe ju kam takuar 2-3 herë në zyrë. Uroj që ligji i persekucionit të jetë primar dhe ligji i pronave se shumë kam njohur këtu që kanë qenë kryetarë bashkish. Unë s’kam frikë asnjë dhe as nuk kanë zbatuar asnjë ligj, por i kemi pronat e zëna. këto duhet të jenë parimet e demokracisë dhe parimet e PD-së”, tha qytetarja.

Artikulli paraprakMINISTRJA KUSHI JEP LAJMIN: NGA E HËNA MËSIM NORMAL NË TË GJITHA SHKOLLAT E VENDIT, PA TURNE DHE ME KOHËZGJATJE TË PLOTË TË ORËVE
Artikulli tjetërNGA RINDËRTIMI I SPITALLËS TE PORTI I RI I DURRËSIT, RAMA TAKON SHEIIK HAZZA BIN ZAYED AL NAHUAN