Kryedemokrati Lulzim Basha, në një vizitë në qytetin e Shkodrës, është ndalur në një bisedë me artistët e qytetit. Aktori i njohur i humorit, Zef Deda dhe aktorja Rita Gjeka, ishin dy nga aktorët që zhvilluan një bisedë me kryedemokratin.

Basha gjatë bisedës me to, foli për artin e kulturën, por edhe për idenë e decentralizimit, ku institucionet do të vendosen pranë qytetarëve. Po ashtu, Basha tha se ka si qëllim, që institucionet më të rëndësishme të vendit të shpërndahen në disa qytete, në mënyrë që energjia dhe fluksi i punëve të ndahet.

Lulzim Basha: Lezha do të ketë drejtorinë e vet, Shkodra të vetën. Një nga politikat tona është decentralizimi, do i sjellim këto shërbime pranë njerëzve. Shkodra do të ketë të veten, Lezha të veten, Kukësi dhe Dibra të veten.

Nuk ka pse të jenë të gjitha institucionet në Tiranë, disa të caktuara vendosen në disa qytete të vendit, që në mënyrë që energjia, fluksi, që kanë institucionet të shpërndahen në disa qytete.

Pasha zotin nuk kanë të bëjnë arti dhe kultura e Shkodrës me humorin bajat të Edi Ramës. Jemi më të fortë kur mbijetojmë me një qeveri kaq të keqe që persekuton sipërmarrësin, do të thotë që jemi më të aftë, më të përgatitur. Duhet një qeveri që mendon për njerëzit dhe do punojë për njerëzit.

Programi ynë për artin dhe kulturën, do ta shpalosim aty ku ka qenë dhe do të ringrihet.

Është një program i hartuar nga profesionistë të fushës, do të kërkojë mjete financiare por do i lihet në dorë artistëve dhe jo politikanëve. Ishte kjo qasje e një politikani që erdhi nga fusha e artit, shkatërroi teatrin, artin dhe kulturën që na solli në këtë ditë.

Zef Deda: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.

Lulzim Basha: Ky është misioni im.