
E folmja e qytetit të Lezhës është përmbledhur në një liber me autor Akademikun Gjovalin Shkurtaj.Ky studim i cilu u promovua ne Lezhe vjen si një monografi gjuhësore, ku trajtohen tiparet leksikore, frazeologjike dhe etnolinguistike të së folmes së qytetit, duke u mbështetur edhe në studimet e mëparshme të autorit.Sipas akademikut Shkurtaj, Lezha ka një popullsi të ardhur nga disa krahina të ndryshme të vendit, por pavarësisht dallimeve dialektore, elementi i përbashkët mbetet gjuha letrare shqipe.
Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin studiues, historianë, shkrimtarë dhe autoritete lokale, të cilët vlerësuan këtë botim të dedikuar qytetit të Lezhës, si dhe kontributin e akademikut Gjovalin Shkurtaj në studimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe.
Gjatë këtij aktiviteti, akademiku Gjovalin Shkurtaj u nderua edhe me një certifikatë mirënjohjeje të akorduar nga Këshilli i Qarkut Lezhë për kontributin e tij në fushën e gjuhësisë dhe kulturës shqiptare.






