Italianët janë duke votuar sot në një referendum për ndryshime kushtetuese, që në fakt do të përcaktojnë të ardhmen politike të kryeministrit, Mateo Renzi.

Votimi mund të ketë ndikim të madh edhe në tregun financiar të gjithë Evropës. Renzi ka thënë se do të jap dorëheqje nëse nuk arrin që përmes ndryshimeve kushtetuese të reduktojë rolin e dhomës së lartë të Senatit italian. Kryeministri dëshiron gjithashtu të marrë pushtet nga autoritetet rajonale përmes referendumit të sotëm. Renzi, një politikan pro evropian, dëshiron të rrisë pushtetin e tij me qëllim të shtyjë para reforma ekonomike. Tregu financiar në tërë Evropë po shikon me frikë nëse fitojnë partitë opozitare që të gjitha kundërshtojnë masat e reja. Tregu financiar i frikësohet trazira të reja në bankat italiane qe edhe ashtu nuk janë të fuqishme dhe rrjedhimisht të çojë eurozonën drejt një krize të re. Partitë kundër BE-së po iu kërkojnë italianëve të votojnë “jo” në referendum me shpresën se kjo do e largojë Renzin nga posti i kryeministrit dhe të hapët kështu rruga që Italia të largohet nga eurozona dhe eventualisht nga Bashkimi Evropian. Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit, ndërsa të drejt vote kanë 51 milionë italianë.

Artikulli paraprak“MË HUMBI PORTOFOLI NË “LORO BORIÇ” DHE…”, KOSOVARI RRËFEN HISTORINË E PABESUESHME
Artikulli tjetërPAS 4 VITESH, HUMBET GJETAN KETA