Hapja e nje Agjensie Funerale ne mes te zones se banuar, ka errituar keq dhjetar banore te Lagjes se Spitalit ne Lezhe duke dale ne roteste.Ata pretendojne se dyqani i cili eshte ne funksion tani per artikuj ushqimor, do te kthehet me vone ne Agjensi Funerale. Sipas tyre nje gje e tille t’merron banoret e kesaj lagje dhe kryesisht femijet te cilet ne mungese te hapesirave dhe kendeve te lojrave ju duhet te luajne perbri kesaj Agjensie. Banoret fillimisht kane debatuar ashper me zonjen e ketij biznesi Lina Suli duke kundershtuar hapjen e Agjensive Funerale apo reklamimin e tyre ne mes te lagjes

Duke vene ne pah mungesen e investimeve nga cdo qeveri,Banoret e kesaj lagje thone se nuk do ta lejojme te ndodh nje gje e tille, dhe se shteti duhet ti caktoje vendet per hapjen e ketyre lloje biznesesh.Ata thone se ndihemi te friksuar nga ajo qe mund te shikohet nga reklamimi qe mund tu behet atyre ne dyqan apo edhe ne cep te rruges

. Nga ana tjeter Lina Suli pronarja biznesit ne fjale hedh poshte te gjitha pretendimet e banoreve te Lagjes se Spitali ne Lezhe. Ajo thote se dyqani i cili sherben per atikuj ushqimore do te vijoje si i tille, dhe nuk do te kthehet ne Agjensi Funerale, dhe ne frike apo tmerr sic e quajne banoret. Ajo tho se do te jete thjeshte nje zyre kontakti dhe jo per vednosjen e makines, arkivolave apo dhe sherbimet te tjera qe ofron agjensia jone.

Nderkohe ne momenti qe protestuesit po diskutonin mbi hapjen e kesaj Agjensie dhe frikes qe sjelle ne Lagje nje person me probleme shendetesore, u friksua nga ajo qe degjoi dhe kerkoj te godase familjaret, por u ndalua nga banoret.Familja e Pal Sulit eshte zhvendosur prej pak ditesh ne Lagjen e spitalit, duke blere nje ndertese per te jetuar aty, ku ne katin perdhe eshte edhe nje mini-market.

Familja Suli e ushtron kete aktivitet prej me shume se 30 vitesh ne qytetin e Lezhes, e duke qene si i tille banoret i druhen faktit qe ai do hape Agjensi Funerale, edhe pse ai eshte ne nje prone private.