
Qyteti i Shkodrës po përballet me trafik të rënduar këtë fillim jave, si pasojë e shtimit të ndjeshëm të qarkullimit të automjeteve. Fluksi më i madh është vërejtur në akset kryesore, në hyrje-daljet e qytetit, si dhe pranë zonave me lëvizje të lartë.
Situata është ndikuar edhe nga afrimi i festave të fundvitit dhe ardhja e emigrantëve, të cilët kanë shtuar ndjeshëm lëvizjet brenda dhe jashtë qytetit. Kjo ka sjellë vonesa në qarkullim, veçanërisht gjatë orareve të pikut.
Për menaxhimin e situatës, në terren janë angazhuar punonjësit e policisë rrugore, të cilët po punojnë për lehtësimin e trafikut në qytetin e Shkodrës. Autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë qytetarët.






