Për prindërit, Shiroka nuk është vetëm një oaz qetësie, por edhe një vend në të cilin fëmijët e tyre mund të argëtohen duke luajtur në ajrin e pastër, ndryshe nga sa ndodh në qytet.

Një grup fëmijësh kishin zgjerur të kalojnë ditën e tyre të pushimit në Shirokë, pranë liqenit ndërkohë që të gjithë rrugën e kishin bërë me biçikleta, si një nga mënyrat për të qenë edhe më pranë me natyrën.

E hëna pushim u shfrytëzua mjaft mirë edhe nga mësuesit, të cilët organizuan ekskursione me nxënës dhe prindër. I tillë është grupi I shkollës “Prenk Jakova” të cilët kishin ardhur nga Mali I Jushit për të vizituar Shirokën dhe liqenin e Shkodrës.

Shiroka mbetet gjithmonë vendi më I frekuentuar nga qytetarët shkodranë. Shëtitjet në shesh gjatë kësaj periudhe nën rrezet e ngrohta të diellit të bëjnë të harrosh lodhjen, stresin por edhe vështirësitë në të cilat po kalon vendi duke na bërë të përqëndrohemi vetëm tek mirëqenia jonë dhe e të afërmve

Artikulli paraprakPS DEPOZITON KËRKESËN PËR SHKARKIMIN E TIJ, META: MOS U MERRNI ME ‘SHASHKA’, POR ME HETIMIN E KRIMEVE ZGJEDHORE
Artikulli tjetërSHKODËR, AVOKATI KOSTERI: ULET NUMRI I DIVORCEVE