Ambasada shqiptare në Athinë konfirmon se Shqipëria do të marrë 20 mijë vaksina ndaj COVID-19 si dhuratë nga Greqia.

Në njoftim dhuhet se zëdhënësja e qeverisë greke, Aristotelia Peloni ka deklaruar se Greqia ia dhuron Shqipërisë 20 mijë doza të vaksinës siç po bëjnë vendet e BE me fqinjët e tyre.

Po ashtu është njoftuar ditë më parë se Greqia gjithashtu do të ndihmojë me vaksina edhe me Maqedoninë e Veriut.

NJOFTIMI NGA AMBASADA NË GREQI

Greqia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina

Sipas deklaratës zyrtare së zëdhënëses së qeverisë greke znj. Aristotelia Peloni, Greqia fqinje do t’i dhurojë Shqipërisë 20.000 doza të vaksinës kundër Covid-19, siç bëjnë shumica e vendeve evropiane për fqinjët e tyre të afërt.

Ecim përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe në projektet tona të përbashkëta.

Faleminderit