Ditën e sotme është prezantuar platforma “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë. Kjo platformë do të bëjë të mundur rritjen profesionale të mjekëve shqiptar dhe dixhitalizimin e sistemit të mjekësisë në vendin tonë.

Në këtë takim kanë qënë të pranishëm ka qënë ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe përfaqësuesë të kompanisë Consulcesi dhe të mjekësisë shqiptare.

Në fjalën e tij në këtë takim, krymeinistri Rama ka thënë se ardhja e kësaj kompanie në Tiranë është e një rëndësie të veçantë pasi do të bëjë transformimin e mjekësisë shqiptare.

“Blockchanin është një hap për transformin e thelle të botës digjitale’ , Është sistem i pa manipulueshëm. Është sistem që duhet parë së si do të transfomrojë botën në sektorët e të gjithë ndërveprimeve njerzore. Po përgatisim një ligj për teknologjinë Block Chanin. Synimi ynë është që të përfitojmë nga inovacioni. Si vend në zhvillim duhet të jemi në avangart më inovacionin.

Kalimi nga shëndetësia elektronike në atë digjitale është e gjatë po tashmë me këtë hap çelet ky shteg. Bëhet fjalë për një sitem të një cilësie shumë të lartë. Është një sistem që do të ndryshoje mjekësin dhe do të njoftojë në kohë reale për sa i përket mjekësisë. Profesionistët tanë të shëndetësisë do të jenë në një nivel tjetër i shkallës së njohurive.

Nuk do lejojmë më vazhdimin e aktivitetin e mjekeve që nuk kalojnë nga edukimi mjekesor i detyror që është i sanksionuar në ligje. Koha e vërtetimeve falso dhe artikujt pa lidhje mbaron me këtë sistem. Realisht ky sistem i bën të shkojnë në një nivel tjetër. Është i aksesueshëm shumë thjeshtë. “Miku duket në ditë të vështira” ish-kryeministri Dalema në ditë të vështira ka qënë prezent.

Por besoj se miku duket edhe kur ke nevojë për një të më mirë. Sot jemi për një ditë më të mirë. Shëndetësia që duam nuk ka asnjë lidhje me këtë që kemi. Për të lidhur të sotmen me të ardhme jemi në një moment ku transformimi hyn në një fazë të re. Ky është investimi më i rëndësishëm që ka bërë Shqipëria. Dhe ky investim bëhet në sektorin më të lidhur me jetën e shqiptarëve.” ka thënë ndër të tjera Meta.

Artikulli paraprakMETA: S’RIVIZATOHEN KUFIJTË AQ KOLLAJ NË BALLKAN! SHQIPËRIA E MADHE? DELIRIME NGA POLITIKANËT AUTORITARË
Artikulli tjetërMETA TREGON SE PSE NUK MUND TË ULË RAMËN DHE BASHËN NË TRYEZË