Për të tretën herë anëtarët e koalicionit të majtë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës votojnë pro propozimeve të së djathtës për drejtimin e instancave vendore.

Rasti i fundit u shënua në mbledhjen e radhës ku propozimi i kryetarit të këshillit të bashkisë, Xhemal Bushati, për të votuar Suel Hadrin si sekretar i përgjithshëm i këshillit bashkiak u mbështet edhe nga të majtët. Fillimisht propozimi i Bushatit u shoqërua me debate, pasi anëtarët e majtë kundërshtuan këtë kandidaturë.

SUEL HADRI ZGJIDHET SEKRETAR I KËSHILLIT TË BASHKISË SHKODËR

Suel Hadri përfaqësues i Partisë Demokratike në përfundim të votimit u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Këshillit me 39 vota pro dhe vetëm 8 kundër nga 47 këshilltarë që ishin në sallë. Nga një përllogaritje e thjeshtë Hadri arriti të merrte 13 vota majtas, ndonëse në fillim këshilltarët e koalicionit të majtë ishin kundër këtij propozimi. Këshilli bashkiak i Shkodrës ka 51 antarë nga të cilët 28 janë djathtas dhe 23 janë të koalicionit të majtë.