Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë situatë moti për të gjithë javën parashikohet me orë me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura.

Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët.

Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

Javën ose javët pasardhëse pritet të depërtojnë Anticiklonet e Azoreve drejt Europës Qendrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës.

Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm (kthjellime) por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS 7 MARS 2023
Artikulli tjetërDO TË JENI GATI PËR TË ECUR PËRPARA… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME