Pjesa e parë e të mërkurës mbetet me vranësira dhe reshje të përkohshme në të gjithë vendin.

Meteoalb bën të ditur se mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shtim të reshjeve në zonat jugore, ndërsa veriu dhe qendra mbeten me reshje afatshkurtra. Në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet intensifikohen në të gjithe territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojne pa ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë sjellin orët e mesditës.