“E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë” , kjo ishte thirrja e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka reaguar në lidhje me rastin e dhunimit të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet. Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Artikulli paraprakNIS NESËR NË TIRANË MINISTERIALI BE-BALLKANI PERËNDIMOR PËR PUNËT E BRENDSHME DHE DREJTËSINË, ZBARDHET AXHENDA DHE PJESËMARRËSIT
Artikulli tjetërVIDEO/ MYFTIU I SHKODRËS IMAM MUHAMED SYTARI KA REAGUAR NË LIDHJE ME NGJARJEN E NDODHUR NË KOSOVË