Disa ditë pasi zgjedhjes si kryetar i Kuvendit, Niko Peleshi është takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn. Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur takimin me kryeparlamentarin e ri, duke bërë me dije se diskutuan për përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për administratën amerikane.

VanHorn thotë se do të bashkëpunojnë me Kuvendin për objektivat e përbashkëta.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta.”, thuhet në reagim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKF SHIROKA NGJITET NË KATEGORINË E DYTË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN “LAGUNA-PATOK” DËMTOHET DREJTUESJA E AUTOMJETIT