Një djalë 10-vjeçar, kaloi disa vite duke rritur flokët e tij bjond, të cilat i dhuroi për të bërë paruke për fëmijët me kancer.

Thomas Waller nga Broomfield, vendosi të rrisë flokët e tij në qershor 2019, në mënyrë që të mund t’i dhuronte për bamirësi.

Njërëzit vazhdimisht e ngatërronin atë me një vajzë dhe ekipi i tij i futbollit i vuri pseudonimin Gareth Bale për shkak të modelit të tij të flokëve.

Dy vite më vonë ai arriti, të fitonte mbi 4 mijë paund nga shitja e flokëve të tij. Paratë e fituara u përdorën për të blerë paruke për të paktën 5 fëmijë.

“Unë doja të bëja të lumtur një fëmijë të vogël që humbi flokët nga kanceri”, tha ai.