
Ky është Rrustem Hasaj , babai i Arjon dhe Klisman Hasaj, autorë të vrasjes së 33-vjecarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Postribë.
Në gjendje shumë të rënduar psikologjike, Hasaj thotë se nuk ka pasur asnjë dijeni për ngjarjen ndërsa thekson se me babain e viktimës ka pasur njohje të vjetra.
Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë Dedë Shullani vizitoi familjen Hasaj me shpresën për të vendosur komunikimin mes dy familjeve.
Shullani thotë që gjakmarrja vijon të jetë një fenomen shqetësues në të gjithë vendin.
Sa i takon ngjarjes po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të saj ndërsa burime bëjnë me dije se më herët ka pasur një denoncim në polici nga vajza për dhunë nga i ndjeri Ramazan Mataj, e cila pritet të provohet nga policia.