Ky është breshëri që noton në ujë. Qyteti i Shkodrës në orët e para të mëngjesit u përfshi nga një fenomen natyror i pazakontë. Një sasi shumë e madhe breshëri mbuloi shumë lagje të qytetit ndërsa stuhia nuk pushoi për tre orë me radhë nga 2:30 deri në 5:30.

Që në mëngjes herët ndërmarrja e ujësjellës kanalizime ka nisur hapjen e disa rrugore të bllokuara nga trashësia e breshërit.

Breshëri i rënë krijoi vështirësi në kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve sidomos në mëngjes për ata që kanë shkuar në punë.

Në Shkodër ky fenomen natyror me breshërin që shkoi deri një metër nuk ka ndodhur asnjëherë më parë duke çuditur qytetarët.

Artikulli paraprakBRESHËRI NË SHKODËR, 350 HEKTAR TOKË TË DËMTUARA
Artikulli tjetërGURI I ZI, FERMERI: BRESHËRI DËMTOI PLOTËSISHT TË MBJELLAT