Një aksident i rëndë është rregjistuar në rrugën Transballkanike në Vlorë.Drejtuesi i një biçiklete ka mbetur i lënduar rëndë, pasi është përplasur nga një automjet me targa AA 137 OY i cili lëvizte me shpejtësi.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra në kokë,ndersa rreth 1 ore pas aksidentit  ka nderruar jete spital .

Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë kur u përplas nga një makinë.Ai eshte identifikuar si  Hamza Muça 57-vjec.Polica ka arrestuar drejtuesin e “Fordit” Arsjon L.
22-vjeçari u largua nga vendngjarja u arrestua pak minuta më pas