Një motorçiklist ka humbur jetën sot i goditur nga një makinë në afërsi të Vaqarrit.

Viktima është O.M. 34 vjeç dhe e ka humbur jetën rrugës për në spital. Autori quhet Brikel Zhuri dhe është shoqëruar nga Policia për hetimet. Policia informoi paraprakisht se më datë 30.11.2017, rreth orës 07:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Vaqarr, ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në Vaqarr, shtetasi Brikel Zhuri duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar me një motorçikletë me drejtues O.M., 34 vjeç. Për pasojë drejtuesi i motorçikletës shtetasi O.M, gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme.