Tiranë, e përplas makina teksa po kalonte rrugën,humb jetën 37-vjeçari

Një 37-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme, në Sauk të Vjetër, si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, viktima me inicialet A.L ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 25-vjeçar me inicialet E.D. 37-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: Me datë 15.11.2017, rreth orës 03:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Sauk të Vjetër ka një aksident. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se : Në Sauk të Vjetër, tek rreth-rrotullimi, mjeti me drejtues E.D., 25 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A.L., 37 vjeç, i cili po kalonte rrugën. Shtetasi A. L., 37 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, drejtuesi i automjetit shtetasi E.D., 25 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1 për veprimet e mëtejshme.

Artikulli paraprakPASTRIMI I PARAVE,GJOKUTA: REFERUAM 411 RASTE, VETËM 8 NË GJYKATË
Artikulli tjetërATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT, 20 VITE BURG KOLAVERIT