Vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në Gryka Nera të Greqisë është bashkëshorti i saj.

Babis Anagnostopulos pranoi para hetuesve pas tetë orësh marrje në pyetje se krimin e kishte kryer ai dhe më pas sajoi grabitjen.

Babis u mor me urgjencë me helikopter në Athinë, ndërsa policia e cila kishte siguruar të gjitha provat i tha se do të jepte disa detaje si dëshmitar okular, pasi kishin arrestuar një person dhe se do ta identifikonte.

“Më tha se do më linte”, 32-vjeçari grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas
Policia e lejoi gjithashtu që sot te merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga familja për Caroline.

Përpara se të largohej sot piloti 32-vjeçar i ka thënë vjehrrës së tij duke e informuar për zhvillimet e fundit se do të identifikojë një të dyshuar.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, Babis shfaqet duke përqafuar nënën e Caroline.

 

Artikulli paraprakVRASJA E 20-VJEÇARES, POLICIA GREKE: E KUPTUAM QË NË MOMENTIN E PARË QË BURRI ISHTE VRASËSI! PYETI PËR T’U SIGURUAR NËSE BASHKËSHORTJA E TIJ KA VDEKUR
Artikulli tjetërUEFA PARALAJMËRON SKUADRAT: MUND TË GJOBITEN NËSE LOJTARËT LËVIZIN PIJET NË KONFERENCA SHTYPI