Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burrel ku Driland Ziba dhe Bestar Ziba, babë e bir, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar 19-vjeçaren, nusen e shtëpisë.

E reja ka marrë dëmtime të shumta në trup nga dhuna që iu ushtrua nga bashkëshorti i saj, 29-vjeçari Driland Ziba dhe vjehrri i saj Bestar Ziba. Ditën e sotme babë e bir kanë rënë në prangat e policisë.

“Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.