Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elche të Spanjës. Mësohet, se një 15-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri prindërit dhe vëllain 10 vjeç, duke i lënë të vdekur në vend. I riu, ka rrëfyer në polici pas arrestimit, se ka jetuar me kufomat e tyre në shtëpi për tre ditë.

Sipas të dhënave paraprake e gjitha ka nisur pas debatit të prindërve, se i mituri kishte marrë nota të dobëta në shkollë. Kësisoj, nëna ka hequr shërbimin e internetit në shtëpi në formën e një ndëshkimi, e djali pas debateve sistematike ka qëlluar mbi të, babain e vëllain e vogël.

Si u zbulua ngjarja?

Meidat shkruajnë se ishte një fqinj i familjes ai që ka kuptuar krimin. Ai ka takuar rastësisht djalin dhe i kishte pyetur se përse prindërit nuk i kishte parë prej disa ditësh, e nga ana tjetër, djali tepër qetësisht ishte përgjigjur se i kishte vrarë. Më pas fqinji ka lajmëruar një të afërm i cili hyri në shtëpi dhe thërriti policinë e urgjencën mjekësore.