Policia e Kukësit ka arrestuar një 36-vjeçar pasi ka përplasur një adoleshent. Shtetasi  R. B., banues në Durrës, në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj. I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

‘Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin  R. B.,  36 vjeç,   banues në  Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj. I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.