
Në datën 27.01.2025, rreth orës 09:50, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, shtetasi Sandër Dedaj, i datëlindjes 10.10.1990, lindur dhe banues në Laç (Kurbin), i arrestuar më 27.12.2023 për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga punonjësi i shërbimit.
Menjëherë pas konstatimit, iu dha ndihma e parë mjekësore nga nd/mjeku i institucionit dhe më pas u transportua me urgjencë në spitalin e Koplikut, ku mori trajtim mjekësor të mëtejshëm. Prej andej, u transferua në Spitalin Rajonal Shkodër me shenja jete për kujdes të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipit mjekësor në Sallën e Reanimacionit, rreth orës 10:53, mjekët specialistë konfirmuan vdekjen e tij (exitus letalis).
Autoritetet përkatëse, përfshirë SHKBSB, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit, janë njoftuar menjëherë dhe ngjarja është nën hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat.