Disa të shtëna me armë zjarri në Agia Sofia në Patra, kanë shkaktuar rrëmujë dhe shqetësim në komunitetin lokal.

Media greke “Tempo24.news” shkruan se është qëlluar me pesë plumba drejt një shqiptari, 27 vjeç. I riu ishte në makinë, kur është qëlluar në drejtim të tij.

Shqiptari është dërguar në spital menjëherë dhe ndodhet në vdekje klinike. Incidenti ndodhi saktësisht në Kryqëzimin Kourtesis.

Forca të shumta të policisë helene janë në vendin e ngjarjes. Për krimin, dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë.

Gjendja e shqiptarit vlerësohet të jetë shumë kritike. Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer ngjarjen, duke thënë se në drejtim të automjetit ku ishte 27-vjeçari u qëllua disa herë me plumba.