Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi ditën e sotme, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Pamjet rrënqethëse të aksidentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe media, teksa një prej mjeteve u përfshi i gjithi nga flakët, duke karbonizuar trupat e viktimave. Media greke informon se aksidenti i trafikut ndodhi mesditën e së hënës, në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos, kur një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë.

Po hetohet nëse ky aksident ka qenë i qëllimshëm, pasi rrethanat e ngjarjes janë dyshuese. Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes – duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave. Konkretisht, sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 banorë shqiptarë të Athinës, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta. Megjithatë, raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

Artikulli paraprakKOSOVË/ KUSHTETUESJA PUBLIKON AKTGJYKIMIN PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT
Artikulli tjetërSPANJA NËN FLAKË/ 1900 USHTARË NË LUFTË ME ZJARRET