Momente paniku në Greqi.

Një vajzë 16-vjeçe ra nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi të dielën pasdite.
Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Vajza ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht.