Një 60 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri këtë mbrëmje në Greqi. 60-vjeçari u qëllua me 3 plumba në gjoks jashtë shtëpisë së tij në Palaio Faliro të Athinës.

Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra në gjoks.

Mediet helene raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDAÇIÇ NGA SAMITI I OSBE-SË NË SHKUP: KOSOVA NUK DO BËHET KURRË PJESË E KËSAJ ORGANIZATE
Artikulli tjetërKURTI ME AMBASADORËT E QUINT-IT, THEKSON PROPOZIMIN E TIJ PËR ZGJEDHJET SERBE