Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:15, në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
“Dyshohet se pacienti është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Hetimet janë në vazhdim,” deklaroi Elshani.

Sipas tij, vdekja është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMBAHET SOT KONFERENCA E PESTË NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-BE, HAPEN 8 KAPITUJ TË RINJ TË GRUPIMIT TË TRETË
Artikulli tjetërMBI 50 MIJË TË BLLOKUAR NGA PËRMBYTJET NË AUSTRALI, HUMBIN JETËN DY PERSONA