Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Mirditën, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga probleme te shëndetit mendor.

Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakDITË E FRESKËT DHE ME VRANËSIRA…PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSHPËRNDAHEN MATERIALET ZGJEDHORE/ NËN MASA TË RREPTA SIGURIE, MBËRRIJNË NË KZAZ-TË E DISA QARQEVE