Një i ri shqiptar në Amerikë është arrestuar pasi natën e ndërrimit të viteve qëlloi me thikën e kuzhinës nënën e tij 54-vjeçare.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua, ndërsa gruaja u dërgua në spital.

Në dëshminë e saj ajo ka deklarua se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj. Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.