
Një sherr mes tre personave ka çuar deri në përdorimin e thikës dhe pistoletës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
A.V, 25-vjeç qëlloi me armë zjarri Y.L 24-vjeç dhe Q.L 63-vjeç (babë e bir), pas një sherri -motivet e të cilit janë ende të paqarta. 24-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Ndërkohë dyshohet se më parë babë e bir kanë plagosur me thikë 25 vjeçarin. Pas ngjarjes policia arrestoi të riun, ndërsa sekuestroin pistoletën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.


