Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Velesit në Maqedoni, ku tre fëmijë janë djegur në një shtëpi, si pasojë e një zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e djeshme, rreth orës 17:00.

Viktimat janë të miturit 1, 3 dhe 4 vjeç.

Zjarri shpërtheu shpërtheu në banesën ku ndodheshin fëmijët, ndërsa siç thonë fqinjët familja ishte me probleme të rënda sociale.

Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar.

Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë.

Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre.

Prokuroria po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQYTETI QË VRET BANORËT E TIJ
Artikulli tjetërBOTËRORI ‘RUSI 2018’/FIFA DËNON DËNON KOMBËTAREN E SERBISË, JA ÇFARË RREZIKON…