Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një tifoz ka ndërruar jetë në momentin që po luhej ndeshja Skëndërbeu-Partizani.
Policia njofton se i moshuari, i cili kishte shkuar në stadium për të parë ndeshjen, ndodhej në tribunën B kur ka pësuar infarkt duke gjetur vdekjen e menjëhershmë. Kjo ngjarje ka shokuar edhe qindra tifozë të tjerë të cilët po ndiqnin këtë sfidë.
Trupi i pajetë i të ndjerit u largua nga stadiumi nga ambulancë, ndërsa policia po punopn për dokumentimin e plotë të ngjarjes.