Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 39 vjeçar dhe një I mitur janë mbytur në ujrat e lumit Buna në afërsi të fshatit Daragjat. Viktimat janë Dhurim Arra 39 vjeç nga fshati Darragjat dhe I mituri F.P 14 vjeç.

Nga hetimet e para dyshohet se viktimat në fjalë kanë humbur jetën aksidentalisht në momentin që po laheshin në rrjellen e lumit Buna.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një grup polumbarësh të forcave Renea, të cilët kanë bërë të mundur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji paraditen e sotme trupat e pajetë të dy viktimave.