Shkretëtira Atacama, në Kili, është vendi më i thatë në botë. Sidoqoftë, më 25 gusht pati reshje dëbore të konsiderueshme që madje bllokuan rrugët. Në disa zona, trashësia e borës arriti deri në 15 centimetra të trasha.

Qytetet si El Salvador dhe San Pedro de Atacama, rreth 750 kilometra në veri të Santiago, u zgjuan të mbuluar nga një shtresë e bardhë bore.

Duke folur për Reuters, meteorologu Daniel Diaz shpjegoi se reshjet e borës “nuk ndodhin çdo vit”. Aq më pak në gusht, kur dimri po përfundon në hemisferën jugore. “Normalisht, borë pritet më shumë në qershor dhe korrik,” shton ai.

Reshjet e borës kanë mbuluar shkretëtirën, një vend ku rrallë herë bie gjatë gjithë vitit. Ndërkohë autoritetet kanë dhënë alarmin për përmbytje në ditët në vijim.

 

Artikulli paraprakSHQIPËRIA, MË PAK BURRA/ PËR ÇDO 100 MESHKUJ TË LINDUR, HUMBIN JETËN 107 BURRA
Artikulli tjetërMENAXHIMI I SITUATËS SË ZJARREVE, RAMA NË BAZËN AJRORE NË FARKË! SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË: 3 JAVË NË LUFTË ME FLAKËT, JA DOLËM