Ndërsa janari është muaji i borës dhe i akullit në shumë pjesë të botës, shkretëtirat në Afrikë dhe në Lindjen Mesme bëjnë përjashtim në shumicën e viteve.

Por ky muaj ka qenë i ftohtë edhe në Arabinë Saudite, ku temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë celsius, ndërsa reshjet e dëborës mbuluan shkretëtirën e Saharasë.

Në Arabinë Saudite, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë. Ndërkohë, fotografi Karim Bouchetata ka realizuar fotografi fantastike nga peizazhi i veçantë.