Ukrainasit shënojnë sot 31 vjetorin e Ditës së Pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, ku me siguri kjo ditë do të përbëjë një sfide kundër luftës gjashtëmujore të Kremlinit për të nënshtruar vendin ‘edhe një herë’.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës përkon me ditën kur vendi mbush gjashtë muaj nën sulmet ruse që nisën më 24 shkurt. Ndërsa festimet për ditën e pavarësisë janë anuluar për arsye sigurie, Ukraina kërcënohet nga Rusia prej të gjitha anëve, toka, ajri dhe deti.

Mbledhjet publike janë të ndaluara në kryeqytetin Kiev dhe në qytetin lindor të vijës së parë të Kharkiv-it ka hyrë në fuqi një shtetrrethim pasi kjo zonë është bombarduar për muaj të

Qeveria vendosi tanke të djegura ruse dhe automjeteve të blinduara si trofe lufte në Kievin qendror në një shfaqje simbolike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të martën vonë për mundësinë e “provokimeve të neveritshme ruse”. Të njëjtin paralajmërim bëri edhe SHBA-ja ku iu kërkoi qytetarëve amerikanë që ta lënë Ukrainën.