E sëmura mendore i vë zjarrin kanabisit në mes të oborrit

Askush nuk e mendonte, por një grua e sëmurë mendore në Vlorë ka bërë aktin me të mençur në shtëpinë e saj: Ajo i ka vënë zjarrin kanabisit të thatë në mes të oborrit. kanabisit të mbledhur nga familjarët e saj. Policia e Vlorës njoftoi se gjatë kontrollit në fshatin Drithas, kryesisht në lagjen ”Mëhallë”, ka zbuluar dje se në oborrin e shtëpisë së 52 vjeçares P.M, një sasi kanabisi duke u djegur. Po ashtu, brenda në banesë, i ka gjetur edhe dy thasë plastikë të mbushur me kanabis me peshë totale 4 kg e 720 gram. Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj saj për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” pasi gruaja rezulton e sëmurë me probleme mendore. Policia tha se edhe në fshatin Velçë,Vlorë, në vendin e quajtur ”Presaran”, 70 m larg nga banesa e një të moshuari ka gjetur një thes mbushuar me kanabis me peshë totale 4 kg e 400 gram dhe ka nisur hetimin për zbulimin dhe kapjen e pronarit të saj.

Artikulli paraprakZHDUKET PAS ARRESTIT, I AKUZUARI KALON KUFIRIN LIRISHT
Artikulli tjetërARRESTOHET NËNA E TË BURGOSURIT, I DËRGOI FSHEHURAZI MARIHUANË