REAGIMI I PLOTE I ISH-DREJTORES SE ARSIMIT NE SHKODER BLEDIANA NIKA

Të nderuar miq, sot dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi gjatë ushtrimit të detyrës si drejtore e ZVAP Shkodër që nga data 26.11.2019 e deri më sot.

Ka qënë një rrugëtim i vështirë, i lodhshëm, kjo edhe prej situatës së Pandemisë dhe mësimit online, por i bërë me shumë përkushtim.

Unë e kam dashur gjithmonë fushën e arsimit dhe edukimit. Këtë dashuri më ka injektuar familja ime që në vogëli, dhe unë s’e tradhëtova kurrë këtë dashuri.

#Mësuesi për mua është personi kyç në edukimin e brezave dhe zhvillimin e një shoqërie.
Gjatë ushtrimit të detyrës si drejtuese e ZVAP Shkodër, dera e institucionit tim ka qënë e hapur për të gjithë mësuesit… Jam përpjekur maksimalisht t’i mbroj të drejtat e tyre përmes ZBATIMIT TË LIGJIT. Sepse motoja ime ka qënë dhe vazhdon të jetë “Kur padrejtësia kërkon të kthehet në ligj, rezistenca është detyrë.”

Por fjala “ligj” krijon shumë armiq. Bën një diferencë të madhe, të denjë për ARSIMIN NË SHKODËR, por të papërballueshme për ata që janë mësuar t’i lajnë borxhet që u kanë të tjerëve duke sakrifikuar të drejtën dhe meritokracinë.

“SHKODRA KA QËNË DHE ËSHTË NJË STANDART I LARTË”.

Ky ka qënë edhe motivimi im kryesor për të dhënë maksimumin.

Gjithësi jam e mendimit se detyra nuk bëhet për të marrë falenderime, bëhet për princip, për dinjitet vetjak.

Artikulli paraprakVIJOJNE LARGIMET, IKEN NGA VLLAZNIA EDHE DEMIR IMERI
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR: TË HEQIM FËMIJËT NGA RRUGA