Vendi ynë edhe këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përgjatë orëve të mesditës. Në relievet kodrinore – malore në lindje të vendit do të ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 26 gradë celcius në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 10-16 m/s,

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Artikulli paraprakSOT HESHTJE ZGJEDHORE, NESËR QYTETARËT U DREJTOHEN KUTIVE TË VOTIMIT! JA ÇFARË NDODH NËSE PARTITË SHKELIN KODIN ZGJEDHOR
Artikulli tjetërDEPOZITAT NË EURO RANË ME 0.4% GJATË TREMUJORIT TË PARË TË VITIT